“Po më kërcënon?” Nikolla përjashton Nokën: Je dhe burrë malësor, turp! Flakë e molotov te Parlamenti
Protesta e opozites eshte mbyllur rreth ores 12.30 pas tensioneve disa oreshe tek Parlamenti.

Tirane - Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare Flamur Nokën, pasi disa herë iu tërhoq vëmendja duke e paralajmëruar.
Kur Spiropali po fliste, Noka reagonte nga vendi, ndërsa deputetet e opozitës i binin tavolinave.
“Je i përjashtuar! Po më kërcënon? Të të vij zor. Turp të kesh. Je dhe burrë malësor ti, turp të kesh. Të të vij zor nga vetja”, i drejtohet Nikolla Nokës.
Flakë e molotov te Parlamenti, opozita kërkon Berishën, seanca ndërpritet për herë të dytë

Seanca e Kuvendit eshte nderprere per here te dyte, pas perplasjes mes deputeteve te PD dhe kryetares se Kuvendit lidhur me rikthimin e Sali Berishes ne Kuvend.

Debatet e forta ne Kuvend, u shoqeruan me proteste jashte godines ku jane mbledhur perfaqesues dhe mbeshtetes te opozites.

Policia ka nisur paralajmerimin e protestuesve qe te mos tentojne te cajne rrethimin nderkohe qe jane djegur doma dhe jane hedhur molotov.

Tensionohet situata ne protesten e opozites tek Kuvendi.

Protestuesit kane djegur goma ne hyrje te Kuvendit ndersa jane perplasur edhe me forcat e policise.

Seanca e sotme e Kuvendit po shoqerohet me tensione, ku opozita kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD.
Deputeti Flamur Noka kërkoi fjalën dhe u çua në Foltore duke e bllokuar ate derisa nisi diskutimin per procedure.
Nikolla i kërkoi të ulet në vend.
Nikolla: Ti je përfaqësuesi i një non grate.
Nikolla: Uluni në vend që t’iu jap fjalën dhe vazhdoni me qetësi.
Seanca u ndërpre për 5 minuta.
Me pas, Noka serish akuzoi Nikollen: Ti je zedhenese e narko regjimit, ju keni rrembyer vulen e opozites, dhe keni emeruar nje mercenar atje. Sali Berisha eshte ne listen e PD, eshte ne dokumentet qe te ka percjelle grupi Parlamentar, dhe ti nuk ke asnje autoritet mbi kete force politike.
"Berisha të rikthehet në grupin e PD", debat mes Bardhit e Nikollës, ndërpritet seanca, policia rrethon Parlamentin

Seanca e Kuvendit eshte nderprere per 5 minuta, pas tensioneve ne salle mes meazhorances dhe opozites.
Shkak eshte bere kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla.
Bardhi dhe deputete te tjere si Oerd Bylykbashi dhe Edmond Spaho, kane kërkuar futjen e Berishës në grup parlamentar.
Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.
Nikolla: Futet me vendim partie në grup.
Luan Baçi: Para disa kohësh keni marrë një vendim për futjen në grup e PD të disa deputetëve të përjashtuar. Janë dy standarde, janë dy qëndrime të kundërta, jeni në shkelje të ligjit.
Pas debateve, ne seance, deputetet demokrate jane ngritur dhe kane rrethuar foltoren duke shkaktuar nderprerjen e punimeve.
Protesta e opozitës, 400 policë rrethojnë Parlamentin, deputetët e PS hyjnë para kohe në sallë

TIRANE - Kuvendi i Shqiperise ka nisur seancen e radhes plenare me rendin normal te dites, nderkohe qe forca te shumta policie jane mbledhur jashte godines, per shkak te protestes se thirrur diten e sotme, nga opozita, ne lidhje me publikimet e RAI Tre per Shqiperine.
Opozita lajmëroi protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3.
Diten e sotme, rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.
Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.
Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.
Qe prej oreve te mengjesit, edhe ne ambientet e brendshme e oborrit te Parlamentit, jane vendosur efektiva te policise.
Nderkohe deputetet e mazhorances, kane hyre para kohe ne godine, me qellim shmangien e prballjes me protestusit e opozites qe kane nisur te mblidhen ne vendin e njoftuar per tubimin.


