Kapet "Benzi" plot me kanabis në Tiranë, dalin FOTOT e katër personave të arrestuar

Aktualitet

Kapet "Benzi" plot me kanabis në Tiranë, dalin FOTOT e

Policia publikoi fotot e kater personave te arrestuar me droge ne automjet ne Tirane.

Sipas burimeve, mesohet se personat që kanë rënë në pranga janë, Gazmend Hoxha 50 vjeç, Saimir Gerbaj 54 vjeç, Aleksandër Kili 37 vjeç dhe Orgest Beqo 43 vjeç.

Kapet "Benzi" plot me kanabis në Tiranë, dalin FOTOT e

Thase droge u sekuestruan ne nje automjet tip Benz ne Tirane ku gjate aksionit jane vene ne pranga kater persona.

Lajmi u be me dije zyrtarisht nga policia:

Tiranë/Sekuestrohen 19 kg kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe në zbatim të masave të planeve operacionale "Tempulli 3", dhe "Sundimi i ligjit" ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar "Green".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";

- A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

- S. G., 54 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kasem Shima", një automjet tip "Benz", dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT