Vrasja e biznesmenit Remzi Hoxha mister, Artan Hoxha: Vdiq nga tortura, ja pse i zhdukën trupin

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Remzi Hoxha mister, Artan Hoxha: Vdiq nga tortura, ja pse i

Zhdukja e Remzi Hoxhës, eshte risjelle ne vemendje pasi Bashkia e Tiranës dy ditë më parë vendosi që një rrugë të qytetit t’i vinte emrin e tij.

Zhdukja e tij është një rast ekstrem nga siguria e shtetit të asokohe. Kjo është ngjarja më e pazbardhur dhe trupi i tij nuk u gjend kurrë. Artan Hoxha i ftuar në këtë emision ka treguar se çfarë ka ndodhur në vitin 1995 kur biznesmeni u vra dhe arsyen pse.

Artan Hoxha: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, është një ngjarje që ka ndodhur para 29 vitesh, më 31 tetor të vitit 1995.

Po shkojë në tre dekada fiks, është ngjarja e një qytetari i cili ishte një biznesmen në atë kohë, u rrëmbye në mes të kryeqytetit, u provua që u rrëmbye nga skuadra operative e Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK-ut në atë kohë. U çua në bazën e SHIK-ut në Lezhë, u torturua aty dhe më pas kufoma e tij u zhduk.

Juli Xhokaxhiu: Kujt i interesonte zhdukja e Remzi Hoxhës për më tepër në këtë mënyrë dhe arsyet?

Artan Hoxha: Në atë kohë, Remzi Hoxha ishte një nga financuesit e lëvizjes guerile që po lindte në Kosovë.

Ishte marrë me këtë aktivitet në Kosovë, erdhi nga Kosova në Shqipëri me idenë për të qenë një korrdinator i lëvizjes guerile për ata që kishin probleme dhe i shpëtonin regjimit të Millosheviçit në Kosovë, strehoheshin në Shqipëri, pajiseshin me dokumente dhe shkonin drejt Europës.

Ata që vinin nga Kosova dhe kishin nevojë për mjekim ndihmoheshin nëpër spitalet e Shqipërisë etj. Biznesi që hapi ai duralumini ishte një mbulesë për aktivitetin që kryente Remzi Hoxha.

Ai u godit për këtë gjë, informacioni për përfshirjen e tij në aktivitet që mund të dëmtonte Republikën e Shqipërisë, është dhënë nga agjentët e shërbimit sekret serb. Në rastin më të mirë ka rënë në grackën në e dizinformacionit që janë dhënë nga shërbimet sekrete sërbe.

Do të ishte fatkeqësi e madhe që të mendojnë se kanë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Një njeri që e kërkonin serbët, e zhdukin shqiptarët, kjo nuk ka sens.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion