Programi i PS/ Rama: Bufi i kënetës do votën në 11 maj, që në 12 maj të zhveshi zonjën e drejtësisë

Politikë

Programi i PS/ Rama: Bufi i kënetës do votën në 11 maj,

Kryeministri Edi Rama po shpalos programin elektoral të PS për zgjedhjet parlamentare. Gjatë fjalës së tij ai i referuar kryetarit të PD, Sali Berisha, duke thënë se ‘bufi do votën në 11 maj, që në 12 maj të marrë shpatën dhe të zhveshë zonjën e drejtësisë’.

“Ajo çka ne kemi dëshiruar, ajo që ne fituam në fund. Të fundit në Evropë. Ajo çka ne sot e kemi, por ama nuk e kemi aq të sigurt sa do ta kemi kur të jemi pjesë e BE. Ku asnjë shtet anëtar nuk mundet dot të cenojë lirinë individuale. Vetëm sot, falë reformës në drejtësi, rrugës që ne i hapëm drejtësisë së re, shqiptarët po shohin përpjekjen e parë në histori për të vendosur barazinë para ligjit.


Atë shpatë e mban qysh në lindje të kohërave, ndërkohë në Shqipëri nuk e kishte derisa e dorëzuam ne. Ajo s’hapte ka qëndruar në zyrën e të parit. Është pasur dorë pas dore pavarësisht nga dora e regjimit. Sot ajo peshore është në duart e Gjykatës. Sot ne jemi garantët e vetëm, ku bufi i kënetës përbetohet së do ta kthejë përmbys. Duan votën në 11 maj, që më 12 maj të marrin shpatën, të zhveshin zonjën e drejtësisë.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion