Pritja në Francë/ Rama: Emocion i fortë, i veçantë
Kryeministri Edi Rama ka folur për pritjen që iu bë në Francë gjatë vizitës së tij.
Rama e përshkroi si një emocion mjaft të fortë dhe të veçantë ndërsa u kthye pas në kohë duke kujtuar kur kishte qëndruar në Francë si emigrant.
“Vizita ishte e nivelit më të lartë që protokollit francez përmban.
E përjetova me krenari këtë fakty se më kujtohet që në fillimet e kësaj detyre Franca ishte e parritshme në historinë e marrëdhënieve tona nuk ka patur një vizitë shtetëore. Kjo ishte vizita që kurorëzoi një proces. Inovacioni është programi i përbashkët. Kemi nënshkruar një marrëveshje të nivelit më të lartë.
Është një marrëveshje pozitive se marrim shumë eksperioenca nga dija franceze që është e nivelit të lartë.
Mund dhe të kisha fjetur poshtë urave si çdo emigrant dhe nuk ka asgjë të keqe por se kam bere.
Kam qenë një emigrant në konfort. Fitova një bursë për të qenë në qendrën ndërkombëtare të artit. Pas periudhës 2-vjeçare mora një apartament të këndshëm në një rrugë të famshme të Parisit, por ky i sotmi ishte një emocion i veçantë i fortë.
Rruga drejt Elysse ishte kthim në vitet 90, ku e shikoja dhe admiroja bashkë me këto godina ku i ëndërroja të hyja”, tha Rama, në një intervistë televizive./