"Prisnin të sulmonim ambasadorin e BE", Berisha: Spiropali i ngriti kurth opozitës sot në Kuvend

Politikë

"Prisnin të sulmonim ambasadorin e BE", Berisha: Spiropali i

Sali Berisha e ka pare si nje kurth, dorezimin e progres raportit nga ambasadori i BE ne Tirane teksa Kuvendi po zhvillonte seancen plenare dhe deputetet e opozites, kishin bllokuar hyrjen te grumbulluar ne proteste tek dera kryesore e Kuvendit.

"Prisnin të sulmonim ambasadorin e BE", Berisha: Spiropali i

Sipas Berishes, organizimi ne fjale nga Kryetarja e Kuvendit Spiropali, kishte si synim, onfrontimin e protestuesve me ambasadorin e BE ne vendin tone.

Deklarata:

Berisha: Spiropali ngriti një kurth për ambasadorin Gonzato te parlamenti, por aty nuk u gjet asnjë patronazhist që ti vërsulej, siç ndodhi me Belerin

Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument.

Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë.

Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës.

Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare.

I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist aty, siç ndodhi me Bejlerin, për të ju vërsulur ambasadorit Gonzato, por kjo nuk ndodhi.

Ai kreu detyrën e tij, hyri nga dera kryesore, mbaroi punë dhe doli. Kështu ata që përcaktuan se me këtë kurth të realizonin ndonjë skenar të turpshëm siç ishte ai me Fredi Belerin, që e agresuan në detyrë te dera e parlamentit, kësaj radhe dështuan.
Kaq mund të them.

ME TE LEXUARAT