Aksident i rëndë në Bulqizë, makina përplas motorin, një grua në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina përplas motorin,

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re Me Lagjen e vjetër të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.

Si pasojë është plagosur rëndë një grua e cila ndodhej po ashtu në motor. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Sipas mjekëve spitalit të Bulqizës e aksidentuara është në gjendje të rëndë ku pritet helikopteri për dërgimin drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion