Presidenti Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si ata të Adem Jasharit për të mbrojtur Shqipërinë

Politikë

Presidenti Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si ata të Adem

President i Republikës Ilir Meta ka qenë i ashpër nga Vlora duke folur për situatën në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.

“Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Kreu i Shtetit në televizionin lokal.

Ai theksoi se çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia.

Presidenti Meta tha se bën “thirrje patriotike sepse e para jam patriot dhe sepse e dyta jam nga Skrapari”.


“Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama që në shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo histori ka mbaruar populli do votojë në 25 prill për të ardhmen e vetë, për rinin dhe integrimit dhe nuk do ta shes kurrë votën e tij.

U bej thirrje vlonjateve te dalin masivisht ne votime. Mbrojtja e Atdheut eshte detyre mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjeterohet kurre”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion