Presidenti Ilir Meta shkon në Vlorë për të monitoruar zgjedhjet
Lajmifundit
/
25 Prill 2021, 13:13
Politikë

Pas Elbasanit dhe Shijakut, presidenti Ilir Meta mësohet se ka shkuar në Vlorë, për të monitoruar zgjedhjet parlamentare. Në mëngjes, Meta bëri me dije se ka dërguar në terren këshilltarët e tij në tre qytete, Elbasan, Vlorë dhe Durrës. Pikërisht, këto ishin tre vendet që Meta ka vizituar, ndërsa ka dhënë një mesazh për qytetarët.
Nga Vlora, presidenti Meta u shpreh se qytetarët duhet të shprehin të lirë vullnetin e tyre dhe të votojnë në mënyrë demokratike.


