Shkaktoi trazira në sheshin “Skëndërbej”, i riu dyshohet se ishte i droguar

Aktualitet

Shkaktoi trazira në sheshin “Skëndërbej”, i riu

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen që ndodhi pak minuta më parë në sheshin “Skëndërbej”, ku një makinë theu barrierat dhe u fut në sheshin skëndërbej, duke vënë në rrezik qytetarët.

Mësohet se shoferi, Arben Mema, 32-vjeç, ka qenë i droguar në momentin e ngjarjes dhe në makinën e tij janë gjetur disa doza kanabisi. Gjithashtu, mësohet se shoferi para se të futej në sheshin “Skëndërbej”, ka përplasur disa makina rrugës.

Shoferi u ndalua në mënyrë heroike nga një 22-vjeçar, që ishte i pranishëm rastësisht në qendër.

“Tiranë/Informacion paraprak

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin "Skënderbej", një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT