Shpërthen depozita e oksigjenit në spital, humbin jetën 82 persona të prekur me Covid

Bota

Shpërthen depozita e oksigjenit në spital, humbin jetën 82

82 njerëz vdiqën në një zjarr në spital të shtunën mbrëma në kryeqytetin e Irakut Bagdad, tha këtë të dielë Ministria e Brendshme Irakiane.

110 njerëz të tjerë u plagosën në zjarrin e ndodhur në spitalin Ibn al-Khatib, sipas zëdhënësit të ministrisë, gjeneral majori Khaled Al-Muhanna.

Zjarri filloi pasi tanket e oksigjenit shpërthyen, thanë dy zyrtarë shëndetësorë në spital për CNN.

Videot e mediave sociale treguan një skenë kaotike ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakën dhe punonjësit shëndetësorë u përpoqën të evakuonin pacientët. Njerëz nga i gjithë Iraku janë dërguar në spitalin e Bagdadit juglindor, duke përfshirë edhe shumë pacientë me Covid-19.

“Ekipet e mbrojtjes civile janë ende në vendin e aksidentit, duke hetuar shkaqet që çuan në këtë zjarr, i cili shkaktoi humbjen e jetës së shumë pacientëve dhe shoqëruesve të tyre,” sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Irakut ditën e sotme.

Ministria tha që punonjësit shëndetësorë dhe ekipet e mbrojtjes civile ishin në gjendje të shpëtonin të paktën 200 njerëz, përfshirë pacientë dhe do të kishin një numër të saktë të të vrarëve dhe të plagosurve në një kohë të mëvonshme.

Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi tha që zjarri në spital ishte “një krim” dhe këmbënguli se personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij të Dielën.

“Unë kam drejtuar një hetim dhe marrje në pyetje të menjëhershme të shefit të spitalit, shefit të sigurimit dhe mirëmbajtjes dhe të gjithë atyre që janë të interesuar derisa të gjendet përgjegjësi,” tha Al-Kadhimi në deklaratë. Ai shtoi se kishte kërkuar rezultate brenda 24 orësh.

Kryeministri shpalli një periudhë zie kombëtare për të vrarët.

 

ME TE LEXUARAT