Policia e Tiranës çon në SPAK Flamur Nokën dhe deputetët e tjerë të opozitës
.
Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje e procedimin e personave që protestuan dhe bllokuan dje disa akse kryesore.
Bëhet me dije se është arrestuar 1 shtetas për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.
Po ashtu janë referuar materialet në SPAK, në gjendje të lirë, për shtetasit Xhelal Mziun, 57 vjeç, Flamur Nokën, 53 vjeç, Asllan Doganin, 57 vjeç, dhe Albana Vokshi, 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal;
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.
Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme