62 të vdekur në Spanjë, përmbytje shkatërrimtare gjatë natës në jug të vendit
Përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin lindor të Valencias të Spanjës kanë lënë të vdekur të paktën 62 persona, thanë shërbimet e shpëtimit kete të mërkurë.
Shiu i dendur dhe erëra të forta kanë goditur Spanjën jugore dhe lindore që nga fillimi i javës, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe në rajonin jugor të Andaluzisë.
Trupat janë ende duke u gjetur dhe identifikuar, shkruan shërbimet rajonale të urgjencës në X.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Disa pjesë të rajonit të Valencias janë pa energji me linjat telefonike gjithashtu të ndërprera, dhe disa vende u ndërprenë nga rrugët e përmbytura, u tha gazetarëve shefi rajonal Carlos Mazon.
Pamjet treguan rrëke uji që vërshonin nëpër rrugë të martën duke larë makinat, ndërsa transporti hekurudhor dhe ajror u ndërpre rëndë.
Parlamenti spanjoll mbajti një minutë heshtje të mërkurën në nderim të viktimave përpara një sesioni zakonisht të ashpër me pyetje për qeverinë.
Pamjet e ngarkuara në mediat sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, rrëzojnë ura dhe zvarritin makinat nëpër rrugë. Një video tjetër u shfaq për të treguar njerëzit duke u kapur pas pemëve për të shmangur rrembimin nga uji. Shërbimi Spanjoll i Motit raportoi se Chiva, në rajonin e Valencias, regjistroi 491 mm shi në vetëm tetë orë të martën – ekuivalente me shiun e një viti.