“Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka”, Rama nuk kursen batutat në New York: Ti qenke burrë…

Politikë

“Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka”, Rama nuk

Kryeministri Edi Rama u kuriozua nga një zonjë në Gotham Hall, të veshur me flamurin kuqezi, që kërkonte me këmbëngulje fjalën. Kur kreu i qeverisë i dha mikrofonin, zonja i pasoi të atit, duke u shprehur se pyetjen drejtuar kryeministrit dëshironte ta bënte ai.

Rama: Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka

Qytetarja: E kërkova për babanë

Rama: Ti qenke burrë, e mbajte në këmbë tërë kohës

Qytetari: Problemi që do të ngre është për fëmijët që lindin këtu në Amerikë, për t’u regjistruar në Shqipëri. Punonjësja e gjendjes civile i nxjerr problem se thotë që certifikata e noterizuar dhe me vulë nuk vlen.

Rama: Jeni dëshmitar, e keni parë kohën që për çdo gjë që lidhet me shtetin shqiptar, duhet të vinit në Shqipëri. Sot mjafton të hyni në e Albania. Ka mbetur vetëm një pjesë e shërbimeve konsullore, me kushti që të vish në Shqipëri. Jemi duke e zgjidhur edhe këtë, besoj me fillimin e vitit të ardhshëm, edhe këtë do të mund ta bëni që këtu. Çdo shqiptar kudo ku është, shtetin e vertetë shqiptar, do ta ketë në telefonin e vetë për çdo shërbim. Viti i ri do të vijë me nipin a mbesën të regjistruar. Kjo është arsye t’i nxisësh të bëjnë nipa dhe mbesa të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion