Filozofia e Ngjelës për partneren/ “Kura” ndaj xhelozisë: Duhet të durosh që e dashura të shkojë me një tjetër

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të papritur, në një intervistë ndryshe nga të tjerat.
Në një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ka folur për raportet intime, avokati ka treguar atë që sipas tij është “kura” e xhelozisë. Sipas avokatit, që të mos jesh xheloz, duhet të durosh që e dashura jote të shkojë me një tjetër.
“Për të hequr xhelozinë, duhet të bësh një ‘antibiotik’, një ndërhyrje të madhe! Më pyeti një njeri që është shumë i lartë në politikë sot: Si e ke bërë? Si e ke hequr xhelozinë? Duhet të durosh që e dashura jote të shkojë me një tjetër. Kjo nuk është durim, është kurë.
Pse? Sepse filozofia më ka mësuar që xhelozia është urrejtje. Ju e dini atë thënien në Shqipëri: 'Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria', por jo. Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe urrejtja”- tha avokati.
I pyetur nëse i shkruajnë vajza apo gra në rrjetin social “Facebook” për të dalë për kafe, Ngjela u përgjigj duke thënë "po" dhe shtoi se ka pranuar.
Pyetjes ‘në shumicën e rasteve janë gratë që iu zgjedhin juve apo jeni ju që zgjidhni gratë për të dalë në një takim?’, avokati u përgjigj:
“Personi që është i njohur botërisht janë ato që të japin përparësi në njohje. Pse? Unë jam këtu. Kjo që jam këtu është e sforcuar, nuk është vullnetare. Kam ardhur i detyruar. Kam thënë një ‘po’ dhe kam ardhur, në këtë kuptim. Një marrëveshje”.


