Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i dehur në timon, ja çfarë i ndodhi shoferit në Tiranë

Aktualitet

Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i
Një shofer në Tiranë është vënë nën hetim pasi tentoi t'i japë 2 mijë lekë një punonjësi të Policisë Rrugore për t'i shpëtuar gjobës. Ai u ndalua gjatë kontrolleve në rrugën "Urani Pano", ku rezultoi se po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, me 0.17 mg/l në testin e alkoolit.

Në vend që të pranonte masën administrative, i ofroi para efektivit të policisë.

Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve që Policia Rrugore ka zhvilluar në 72 orët e fundit në akset me qarkullimin më të madh në kryeqytet.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, ndërsa janë bllokuar 22 automjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi.

Bilanci i kontrolleve tregon edhe numrin e lartë të shkeljeve të konstatuara. Janë vendosur gjithsej 6819 gjoba, ku pjesa dërrmuese, 5062, ishin për qëndrim të gabuar.

Dhjetë drejtues u ndëshkuan për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 59 për tejkalim të shpejtësisë, 164 për përdorim të celularit në timon, 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve, ndërsa qindra të tjerë u gjobitën për mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion