“Po kush të fut ty në Europë?!”/ Rama iu përgjigjet komenteve të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot disa komenteve të qytetarëve në rrjete sociale. Rama u ndal të një prej komenteve, ku i shkruhej se nuk e fut vendin në BE me qeverinë e tij.
“Si nuk ke turp, po kush të fut ty në Europë”,-shkruan komentuesi në rrjetet sociale.
Rama iu përgjigj komentuesit duke u thënë së nuk është çështje opinion dhe kërkesës për mbyllje negociatash.
“Ti ke bindjen tënde. Por nuk është ccështje opinioni. Puna është që ajo që them unë gjen mbështetje. Ata duan të mbyllin negociatat në vitin 2027”,-tha Rama.
Më tej, Rama ironizoi komentuesin duke i thënë se mund edhe të mos e besojë por komenti i tij është qesharak.
“Po sikur të jesh ti për të ardhur keq? Jo se nuk e beson, mund edhe të mos e besosh. Por më vjen keq për ty që mund të mos besosh. Je edhe pak qesharak”,-i tha Rama.


