“Plehrë, hajdut, fundërrinë, ta përplas kokën”/ Basha nuk përmbahet ndaj Shalsit

Politikë

“Plehrë, hajdut, fundërrinë, ta përplas

Në nisje të seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Shalsi.

Me tone të ashpra, kryedemokrati shpërtheu ndaj Shalsit, duke e quajtur “maskara e hajdut”.

Në atë moment, ndërhyn kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vëmendjen për sjelljen.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çështje edukatë. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.

Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.

Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…

Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti…Ju jeni një tufë horrash dhe banditësh.

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion