PLANI për fermerët/ Rama: Kemi krijuar linjë kredie 250 mln euro me BSH me interes fiks deri në 2 %

Politikë

PLANI për fermerët/ Rama: Kemi krijuar linjë kredie 250 mln euro

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është arritur me këmbënguljen e qeverisë që të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 milionë euro, që fokus ka bujqësinë.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ku sot ishte vetëm dita e parë e dialogut me qytetarët, i cili do të shtrihet më gjatë. Rama ka dhënë një mesazh edhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë, teksa theksoi se interesi duhet të jetë nga 0.5 deri në 2 %, sepse sipas tij, bankat e kanë firmosur këtë kontratë me shtetin.

"Është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 milionë euro, që fokus ka bujqësinë. Tani që ne ta kemi këtë linjë kredie nga Banka e Shqipërisë dhe të aksesohet fuqimisht, duhet nivel i lartë informimi për fermerët dhe një mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë.

Mesazhi për bankat e nivelit të dytë është se duhet t’i japin kreditë për bujqësinë me interes nga 0.5 % deri në 2 përqind, jo në 3.5 %. Tani flas për bujqësinë, 3.5 është ndërmarrje të tjera. Asnjë presje më shumë, duhet të jenë shumë të qarta bankat e nivelit të dytë.

P ërsa i përket riskut është garancia e qeverisë, duhet të jetë dhe bashkëpunimi i pushtetit vendor në këtë proces. Edhe për këtë arsye ne kemi folur më parë që të ngarkojmë bashkitë në sipërmarrjen bujqësore, e bëjnë të gjitha bashkitë e planetit. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë punën e tyre ku të krijojmë nuklin e pare”, tha mes të tjerash Rama. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion