"Pinin gjakun e anëtarëve", Kryemadhi: Këto dy vite hoqëm shushunjat nga LSI-ja
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 17:16
Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka komentuar nga Lushnja largimet nga partia e saj në drejtim të socialistëve.
Kryemadhi deklaroi se këto dy vite kanë shërbyer që LSI të pastrohet nga shushunjat që pinë gjakun e anëtarëve të saj.
“Këto dy vite e pastruan LSI nga shushunjat që pinë gjakun e anëtarëve të saj. Sot jem partia e burrave dhe grave që punojnë tokën.
Jemi partia e nënave që falin jetën për fëmijët. Jemi partia e djemve që bëjnë çdo gjë për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Jemi partia e atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 Prill”, deklaroi Kryemadhi.


