Përplasjet në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë/ Vokshi kërkon zëvendësimin e Ndrecës, Metajt dhe Braçes
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.
Kryetarja Albana Vokshi ngriti akuzat se deputetët e mazhorancës “kanë rrëmbyer Komisionin Hetimor”.
Sipas saj, ky komision drejtohet nga njerëz që janë subjekte të SPAK-ut jo vetëm për një çështje.
Ajo u shpreh se i ka kërkuar kryeparlamentares Elisa Spiropali që të zëvendësohen nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca, si dhe anëtarët Ilir Metaj dhe Erion Braçe.
“Kanë rrëmbyer Komisionin Hetimor dhe drejtohet nga njerëz që janë subjekte të SPAK-ut jo vetëm për një çështje.
Kemi kërkuar zëvendësimin e zv.nënkryetarit për shkelje të njëpasnjëshme dhe rikthimin e 5 deputetëve të opozitës. Kemi kërkuar procedimin dhe përjashtimin e Ilir Metajt, Plarent Ndrecës dhe Erion Braçes. Duam që ky komision të vijojë në ligjshmëri dhe kërkojmë që të kemi mirëkuptimin tuaj”, u shpreh ajo.
Për këtë arsye, Vokshi kërkoi të mbyllet mbledhja e kësaj të premteje.