“Absurd që nuk ka ndodhur kurrë” – Dash Shehi: Rama po e zvarrit çështjen Veliaj deri në zgjedhjet lokale

Aktualitet

“Absurd që nuk ka ndodhur kurrë” – Dash Shehi: Rama

Një grotesk politik dhe administrativ, e ka cilësuar kreu i LZHK-së situatën e krijuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e zvarrit çështjen deri në zgjedhjet vendore. Shehi theksoi është e papranueshme që bashkia më e madhe e vendit të drejtohet nga një kryetar që ndodhet në burg.

“Është turp për gjithë shtetin shqiptar për që një njeri që është në burg dhe drejton bashkinë më të madhe të vendit. Edi Rama do ta zvarrisë këtë punë deri kur të afrohen zgjedhjet lokale. Këtë shenjtallikun politik e di mirë.

Ai e tërheq zvarrë se ato që ka vënë të te bashkia kanë qenë njerëzit e vet. Nuk merret vesh kush janë njerëzit e atij dhe këtij. E rëndësishme është që këto s’janë më për qytetin. Ky është një absurd që nuk ka ndodhur në asnjë vend”, theksoi Shehi.

Shehi tha se kjo situatë po paralizon administrimin e kryeqytetit dhe po krijon pasiguri brenda vetë Partisë Socialiste për pasuesin e mundshëm të Veliajt.

“Këto për të mbrojtur veten e vet kanë për borxh ti bien institucionit me mos pyet për asnjë gjë. Dhe e kanë treguar gjithë personazhet që janë këtu në Shqipëri.

Shumë pak kanë qenë ato që kanë thënë unë po dorëzoj letrat. Këto do ta shtyjnë këtë lloj historie. Duket qartë, erdhi viti i ri mandatohet ai që do hyjë në garë.

Është zgjidhur kjo punë. Kush e di si i kanë konflikte atje brenda Partisë Socialiste. Po ta thashë kryeqytetin e Shqipërisë e ka çuar në një situatë grotesku politik administrativ”.

 

ME TE LEXUARAT