EMRI/ Kërcënoi mjeken gjinekologe në Tiranë, arrestohet autori, zbardhen detajet e ngjarjes
Lajmifundit
/
11 Tetor 2024, 10:34
Aktualitet
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Ulsi Beqo i cili dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës një mjeke.
Siç bëjnë me dije burie të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, çështja po hetohet nga prokuroria e Tiranës për kanosje për shkak të detyrës pasi ky shtetas ditën e djeshme ka kërcënuar për jetën një mjeke gjinekologe në Tiranës.
Shtetasi ka kërkuar një shërbim, konkretisht raport mjekësor për bashkëshorten, por pa qeni prezentë kjo e fundit.