Nuk e përballoj dot – Përlotet Leonora Jakupi: Është e dhimbshme të mendosh se mund të dënohen liderët e pavarësisë

Kosovë&Rajon

Nuk e përballoj dot – Përlotet Leonora Jakupi: Është e

Në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, “Ftesë në 5” solli një bisedë të ngarkuar me emocione, kujtime dhe mesazhe mbështetjeje.

Leonora Jakupi, Gold AG, Blero dhe Ana Kabashi folën për angazhimin e tyre në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, por edhe për historitë personale që i lidhin me luftën dhe Kosovën.

Një nga momentet më prekëse ishte rrëfimi i Leonora Jakupit. Këngëtarja nuk i mbajti dot lotët teksa foli për mundësinë e dënimit të njerëzve që, sipas saj, luftuan dhe kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Emocionet u bënë edhe më të forta kur në bisedë u përfshi nëna e saj. Duke rikthyer kujtimet e viteve të luftës, nënë e bijë shprehën mirënjohjen ndaj shqiptarëve që strehuan dhe ndihmuan popullin e Kosovës gjatë luftës, duke i mbajtur, siç u shprehën ato, “me bukë, ujë dhe shumë dashuri”.

Një ditë përpara vendimit të shumëpritur në Hagë, rrëfimet në “Ftesë në 5” sollën kështu jo vetëm zërin e artistëve, por edhe emocionet dhe kujtesën e një brezi që luftën dhe pasojat e saj i ka ende të gjalla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion