Jurgis Çyrbja del nga SPAK e “kyç gojën” para mediave

Aktualitet

Jurgis Çyrbja del nga SPAK e “kyç gojën” para

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit paraditen e kësaj të premte. I shoqëruar nga avokatja e tij, socialisti dha dëshminë e tij për rreth 35 minuta para prokurorëve.

Pas daljes nga SPAK, Çyrbja ka vendosur të jetë fjalë pak për mediat duke i thënë gazetarëve që për më tepër informacione t’ i drejtohen Prokurorisë së Posaçme.

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.

Ndërkohë, burime jo zyrtare bëjnë me dije për mediat se SPAK i ka komunikuar këtë të premte akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën kur ai mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit.

Kjo nuk është hera e parë që Çyrbja shkon në SPAK. Paraditen e 8 tetorit ai u pa teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuzar. Çyrbja qëndroi për rreth 5 orë përballë prokurorëve të SPAK, mirëpo deri më tani nuk është ende zyrtare se në lidhje me çfarë u pyet ai.

ME TE LEXUARAT