Përmirësohet situata në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e Covid-19

Politikë

Përmirësohet situata në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i

Situata e Covid- 19 në Kosovë është përmirësuar, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Përmes një njoftimi zyrtar, për 24 orët e fundit, mësohet se ka ndërruar jetë vetëm një person dhe janë raportuar të infektuar 28 të tjerë.

IKSHP njofton se janë testuar gjithsej 3.025 mosta. Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.

ME TE LEXUARAT