Situata post- Brexit, 3,294 shtetas të BE nuk u lejuan të futen në Britaninë e Madhe

Mijëra qytetarë të BE-së, saktësisht 3,294 shtetasve, iu ndalua hyrja në kufirin e Mbretërisë së Bashkuar në tre muajt e parë të 2021, në situatën post- Brexit. Shifra përfaqëson një rritje shumë më të madhe se tremujori i vitit të kaluar, kur më pak se 500 shtetas të BE-së iu refuzua hyrjen, pavarësisht se nivelet e udhëtimit ishin dukshëm më të larta.
Ekspertët e kanë lidhur atë me Brexit por që mund të kenë ndikuar edhe kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë. Rregullat pas Brexit lejojnë që qytetarët e BE-së të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar pa vizë, Marley Morris, megjithatë fakti se përditë e më shumë po kthehen persona nga Mbretëria e Bashkuar është një shenjë e hershme e përfundimit të lëvizjes së lirë".
Në bazë të të dhënave më shumë se 2,000 ishin nga Rumania, edhe pse nuk është ende e qartë se përse ka ndodhur një gjë e tillë. Ekspertët deklarojnë se refuzimet me shumë gjasë do të vazhdojnë deri sa të dyja palët të adoptohen me këtë sistem të ri. Shtetasit e BE dhe zyrtarët e kufijve të MB duhet të përshtaten me rregullat e reja dhe fillimet nuk duken ende shumë të lehta".


