Përplasje me armë mes militantëve, një i plagosur brenda zyrave të PD në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Kavajë. Burime për LajmiFundit bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri brenda një zyre elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Një person i lënduar është dërguar në spital pas te shtenave me arme brenda zyrave elektorale te PD ne Kavaje.
Mesohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ndersa i plagosur ka mbetur Bledi Okshtuni. I dyshuar si autor i ngjarjes eshte shtetasi Ndricim Jonuzi i cili eshte shpallur ne kerkim.
Grida Duma, kandidate e zonës ndërpreu takimet dhe është nisur per aty. Gjithashtu, edhe kreu i PD, Lulzim Basha eshte nisur në vendngjarje.
Mësohet se i plagosuri është shtetasi Gledi Noshtuni, i cili është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
NJFOTIMI I POLICISE:
Kavajë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


