Tmerr! Murgu pret kokën e vet si sakrificë për Budën

Muyrgu budist Thammakorn Wangpreecha, kishte vendosur gijotinën e improvizuar në anë të një statuje, që të dukej si figura fetare mbante në duar “sakrificën e tij”.
Një murg budist 68 vjeçar ka prerë kokën e vet në gijotinë, në një ritual ekstrem të sakrificës për zotin e tij, Buda. Thammakorn Wangpreecha, raportohej se kishte planifikuar vetëvrasjen e tij prej rreth pesë vitesh.
Trupi i murgut u gjet pranë kokës së tij të prerë në tempullin Wat Phu Hin në provincën tailandeze Nong Bua Lamphu më 15 prill. Thammakorn kishte lënë një letër ku shpjegonte se oferta e tij fatale ishte bërë për Budën, për të ‘”merituar” fat të mbarë në jetën e përtejme.
Nipi i tij Booncherd Boonrod ishte i pari që zbuloi trupin, pranë mbishkrimeve në një pllakatë mermeri ku detajoheshin planet e Thammakorn. Booncherd tha: “Në letër ai shkruante se prerja e kokës ishte mënyra e tij për lavdërimin e Budës. Ai shtoi aty se po përgatitej për sakrificën prej pesë vjetësh”.
“Dëshira e tij ishte të ofronte kokën dhe shpirtin e tij në mënyrë që Zoti ta rimishërojë si një qenie superiore shpirtërore, në jetën e përtejme”.

Murgu kishte përdorur një gijotinë të improvizuar të vendosur pranë një statuje të Zotit të budizmit, në mënyrë që figura fetare të dukej sikur po mbante kokën e tij pasi ajo të ishte prerë.
Para sakrificës së tij finale, murgu kishte punuar në tempull për 11 vjet, dhe kishte informuar murgjit e tjerë se do të hiqte dorë nga profesioni shpirtëror, por nuk i kishte treguar për “hilen” e gijotinës.



