Për kë po “tunden” prangat? Gazetarja: Po lirohen 30 vende në paraburgimin e 313-tës, priten arrestime masive

Politikë

Për kë po “tunden” prangat? Gazetarja: Po lirohen 30 vende

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, paralajmëron arrestime të reja në kuadër të dosjes së inceneratorëve.

Përmes burimeve, ajo raporton se Drejtoria e Burgjeve po liron hapësirat në qelitë e paraburgimit, duke i shpërndarë ata që ndodhen aktualisht pas hekurave në Fier dhe në Shkodër.

Sipas saj bëhet fjalë për lirimin e 30 vendeve nga paraburgimi i 313-tës.

“Cfarë pritet të ndodhë ? Burgjet sapo boshatisën 30 vende ne qeli pranë paraburgimit 313. Te paraburgosurit jane shpërndarë në Fier dhe Shkodër”, shkruan gazetarja.

Deri tani në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve kanë rënë në pranga dhe zyrtarë e ish zyrtarë të lartë socialistë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa pritet të shpallet në kërkim ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion