Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 Rihter, autoritetet japin alarmin për cunami

Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 Rihter, autoritetet japin

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 Rihter ka goditur Alaskën mëngjeisn e sotëm. Pas tërmetit të fortë, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami. Tërmeti kishte një thellësi prej 9.3 kilometrash.

 

Qendra Sizmologjike e Alaskës raportoi se lëkundjet u ndjenë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.



Alaska është pjesë e Unazës së Zjarrit të Paqësorit sizmikisht aktiv. Zona u godit nga një tërmet me magnitudë 9.2 në mars të vitit 1964, më i forti i regjistruar ndonjëherë në Amerikën e Veriut.

 

Ky tërmet shkatërroi Anchorage dhe “ngriti” një cunami që goditi Gjirin e Alaskës, bregun perëndimor të SHBA dhe Hawaii, ku për pasojë humbën jetën më shumë se 250 persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion