PD thirrje qytetarëve: Rama po troket në derën tuaj, mos e lejoni të futet brenda
Lajmifundit
/
6 April 2021, 17:54
Politikë

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas sulmeve të këtij të fundit pasditen e sotme në Kolonjë.
Rama kritikoi sërish PD për grumbullimet gjatë fushatës.
Ndërsa Rama kërkon mandatin e tretë, në një reagim, selia blu shkruan se pas tetë vitesh dështime Rama po troket sërish në derën e qytetarëve shqiptarë.
“8 vjet dështime dhe tani dështimi po troket në derën tuaj për herë të tretë. Mos e lejoni të futet brenda!” thuhet në reagimin e PD.



