PD Shkodër denoncon incidente: PS po përdor të gjithë mjetet e presionit, komisionerët të kenë kujdes

Partia Demokratike, dega Shkoder, dy orë para mbylljes së procesit të votimit në këtë Qark dhe mbarë vendit, ka deklaruar se ka patur incidente të provokuara nga rradhët e PS.
Në një deklaratë, kjo degë shprehet se pala kundershtare ka perdorur te gjitha mjetet e presionit dhe intimidimit te votuesve prej shume muajsh tashme ne qytetin tone.
PD Shkodër u bën thirrje komisionereve dhe vezhguesve te Partise Demokratike, të jenë te kujdesshem "pasi kundershtari do te perdor cdo mjet per te manipuluar procesin.
Deklarata e plotë
Te dashur bashkeqytetare. Edhe pak ore na ndajne nga finalizimi I procesit te zgjedhjeve. Keto te sotmet nuk jane thjeshte zgjedhje, dita e sotme eshte nje dite kthese historike, nje dite ku te gjithe shqiptaret jane te thirrur ne misjonin e shenjte per ti kthyer shpresen Shqiperise.
Procesi zgjedhor deri tani eshte zhvilluar pergjithesisht i qete edhe pse nga ana teknike ka patur probleme dhe nga ana plotitike, pala kundershtare qe I ka oret e numeruara tashme, ka perdorur te gjitha mjetet e presionit dhe intimidimit te votuesve prej shume muajsh tashme ne qytetin tone.
Te dashur bashkeqytetar, sot eshte dita te vendosim vete per fatet tona, te femijeve tane dhe te vendit tone. Pjesemarrja e larte ne votime deri ne keto momente ne qytetin tone eshte tregues I qarte se qytetaret kerkojne ndryshimin.
Gjej rastin te ju bej thirrje te gjithe qytetareve qe nuk kane votuar akoma, te shfrytezojne oret ne vijim per te ushtruar te drejten e votes pa humbur kohe duke e shikuar kete te drejte kushtetuese si nje detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane, familjeve tona dhe Shqiperise tone.
Te dashur komisionere dhe vezhgues te Partise Demokratike, ju bej thirrje te jeni te kujdesshem pasi kundershtari do te perdor cdo mjet per te manipuluar procesin pasi ndjen ndeshkimin qe votuesit po I bejne. Ju lutem ruani qetesine vigjilencen dhe ju kujtoj detyrimin ligjor ti krijoni mundesine edhe votuesit te fundit te shprehi vullnetin e tij kur jane ne pritje per te votuar pertej ores 19.00. Te dashur Qytetare, behuni pjese e ndryshimit. Sot Shkodra fitoi, Shqiperia fitoi.