PD nuk ndalet, sërish kërkesë zyrtare në KQZ! Kërkon vlerësim për votën e diasporës në Greqi e Itali

Politikë

PD nuk ndalet, sërish kërkesë zyrtare në KQZ! Kërkon

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sërish ka mbërritur një kërkesë nga Partia Demokratike, në lidhje me problematikat e hasura me votat nga emigrantët e diasporës në shtetin grek.

Në dokumentin drejtuar KQZ-së, PD rendit të gjitha problemet që kanë ndodhur deri më datë 6 maj, ndërsa kërkojnë që të bëhet një vlerësim me pretendimin se integriteti i procesit zgjedhor rrezikohet.

Gjithashtu, opozita shpjegon se rastet më të rënda janë në Greqi, Itali, Gjermani e SHBA, teska përmendin dhe shkelje që sipas tyre mungon transparenca e procedurave nga presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës.

Ndër të tjera, kërkohet dhe hetim nga Prokuroria e Posaçme për rishikim të votave dhe për përfshirjen e Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre.

ME TE LEXUARAT