"PD ka një problem themelor..."/ Berisha pranon GABIMET me përfaqësimin e të rinjve dhe Diasporës

Politikë

"PD ka një problem themelor..."/ Berisha pranon GABIMET me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se të rinjtë dhe Diaspora nuk janë përfaqësuar sa duhet në forumet e partisë.

Gjatë një takimi me departamentin “Brain Gain”, ku u prezantua edhe drejtuesi i ri Ted Kopliku, Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj përfaqësimit të të rinjve duhet rregulluar sa më parë.

“Rrethana komplekse, duhet ta pranoj këtu, bënë që PD të mos ishte e hapur në kuptimin më të plotë të fjalës për integrimin e tyre. 

Këta djem dhe vajza nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme.

Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë.

Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre u mungon karakteri universal që duhet të ketë partia, në kuptimin që kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë, Tropojë apo Gjirokastër, por është parti edhe atyre që jetojnë në Paris, Londër, Berlin, Uashington dhe kudo që janë.

Në këtë kontekst është e domosdoshme që këto mangësi të marrin përgjigje statusore. Të marrin përgjigje statusore! Nuk duhet të jenë zgjidhjet çështjet e vullnetit të kryetarit apo kryesisë të partisë, zgjidhjet duhet të jenë garanci statutore”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion