Pesë ditë munges e ujit të pijshëm/ Ujësjellësi Vlorë paralajmëron qytetarët: Mos pini nga autobotet

Aktualitet

Pesë ditë munges e ujit të pijshëm/ Ujësjellësi

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej 5 ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Sipas AKUK problematika ka ndodhur mesnatën e datës 25 dhjetor dhe pritet që këtë të hënë në orën 17:00 pritet të mbërrije nga Stambolli pjesa e dëmtuar që shkaktoi mungesën e ujit.

Deri në fund të ditës sipas AKUK parashikohet përfundimi i riparimit të avarisë dhe pritet të nise furnizimi i qytetit me ujë.

Deri më tani vetëm një pompë po furnizon zonën e Lungomares ndërkohë pjesa tjetër e qytetit po furnizohet me autobote. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njoftoi qytetarët se uji i autoboteve mund të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.

Faleminderit!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion