PD depoziton padi në SPAK për energjinë, Tabaku: Dëmi ekonomik 10 mln euro

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe deputeti Enkelejd Alibeaj kanë depozituar një padi në SPAK për abuzimet me energjinë. Tabaku tha për mediat se dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotët.
‘Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë nga ajo që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit.
I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.’- tha Tabaku.

