“Acaruese dhe thashethemexhie”, djemtë nuk durojnë, shajnë “pas shpine” Palomën

Djemtë në Big Brother VIP kanë diskutuar për Palomën, duke listuar veset që ajo ka. Kjo erdhi pas gazetarja diskutoi me Donaldin, pasi pretendon se ky i fundit është xheloz për të. Në kuzhinë, në këmbë, Iliri, Sabiani, Arditi, Donaldi dhe Kledi folën për reagimin e saj.

Arditi u duk i stepur në këtë diskutim, duke mos e mbrojtur apo sharë. Nga ana tjetër, Donaldi, Kledi, Iliri por edhe Sabiani, mendonin se reagimi i saj ishte i tepruar. Ilir më tej tha se është pjesë e karakterit të saj, duke e quajtur më pas thashethemexhie.

Ndërkohë që Kledit veprimet dhe sjelljet e vazhdueshme të sajat janë acaruese. Këtë të fundit djemtë e pritën me të qeshura por askush nuk e kundërshtoi.


