PD akuza Metës: Bashkëorganizator i dhunës ndaj PD-së, u jepte direktiva bandës së Berishës

Politikë

PD akuza Metës: Bashkëorganizator i dhunës ndaj PD-së, u

Pas deklaratave të bëra sot nga presidenti Ilir Meta lidhur me protestën e 8 janarit, ka ardhur një tjetër reagim nga Partia Demokratike.

Selia blu e konsideron kreun e shtetit si bashkëorganizator në sulmin e Berishës ndaj PD-së.

“Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën”, deklaron PD.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në një konferencë për media të mbajtur sot Ilir Meta tha se: “Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës nuk është mekanizëm për të marrë pushtetin, po kaq e dënueshëm është përdorimi i dhunës dhe mbajtja e godinave“.

Presidenti publikoi po ashtu sot mesazhet mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi, ku kreu i shtetit e porosiste:”Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është”.

ME TE LEXUARAT