Aksident në Elbasan, motori përplas çiklistin

Aktualitet

Aksident në Elbasan, motori përplas çiklistin

Një aksident është shënuar në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan.

Policia njofton se një automjet ka aksidentuar një çiklistik, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT