Tiranë, i moshuari ndërron jetë në lokal, dyshimet e policisë

Aktualitet

Tiranë, i moshuari ndërron jetë në lokal, dyshimet e

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas policisë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.


Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT