Pastrimi i vendit nga bllokimi i hapësirës publike, Rama poston videon: S’ka pushim

”S’ka pushim”, shkruan kryeministri Edi Rama në videon e rradhës që tregon vijimin e aksionit për çlirimin e vendit nga bllokimi që i është bërë hapësirave publike.
Ndaj dhe lirimi i hapësirave publike shihet edhe si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.
Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet. Katër punonjës ndërtimi janë vënë në pranga sot nga policia në Ksamil, pasi kanë ngritur disa struktura pa leje në tokë publike. Policia thotë se në këkrim është shpallur 42-vjeçari me inicialet A.P i cili i kishte punësuar ata për të ndërtuar objektet pa leje.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli atë që e quajti “Rilindja 2.0” program që sipas tij do të mbrojë bregdetin nga ndërtimet uzurpuese dhe pasi shënjestroi veçanërisht Ksamilin për prishjen e imazhit të turizmit veror.


