Vizita e Dumanit në SHBA/ Zyrtari i DASH zbulon prapaskenat, çfarë diskutoi kreu i SPAK me Brendan Hanrahan

Aktualitet

Vizita e Dumanit në SHBA/ Zyrtari i DASH zbulon prapaskenat,

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”,  tha një zyrtar i DASH në përgjigjen për Top Channel.

Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion