I papunë por jetonte në hotel, shqiptari kapet duke shitur kokainë e marijuanë, tentoi të mashtronte edhe policët

Bota

I papunë por jetonte në hotel, shqiptari kapet duke shitur

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Rimini të Italisë, si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytet.

I dyshuari ishte i papunë, por jetonte në hotel dhe jeta që bënte ra në sy të efektivëve. Ata e panë afër hotelit në lëvizje të dyshimta të riun, në zonën e Miramare, kur i kërkuan e ndaluan për një kontroll rutinë.

Ai u shfaq nervoz, teka u përpoq që t’i gënjente karabinierët, por pa sukses. Në çantën e tij u gjetën disa doza kokainë me peshë 6 gramë, kurse në dhomën e hotelit ku po qëndronte, një sasi marijuane dhe gjithashtu mbi 200 euro cash, informon media italiane.

Shqiptari u dërgua në paraburgim, kurse droga dhe paratë u sekuestruan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion