”Analfabete, ti je në arrati jo unë”, Fero i përgjigjet 35 akuzave dhe deklaratave nga Arbenita

Showbiz

”Analfabete, ti je në arrati jo unë”, Fero i

Pas 35 akuzave dhe deklaratave të forta nga Arbenita Ismajlit, ku modelja hodhi akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj Fero, nuk ka vonuar përgjigjja e reperit. Në një postim në Instagram, ai i ka cilësuar pretendimet e saj si “të rreme” dhe “shpifje”.

”3 vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete”,-shkruan Fero, duke ironizuar Arbenitën. Ai shton se fama e saj e vogël erdhi vetëm nga fakti se ishte pranë tij, duke i mohuar gjithë akuzat që ajo kishte bërë.

Reperi pretendon se Arbenita ka folur vetëm pas shpalljes së urdhërarrestit ndaj tij, duke e akuzuar se po përpiqet ta njollosë publikisht. ”Gjykata do të merret me shpifjet e tua”, shkruan ai, duke e mbyllur me fjalët: “Ti je ajo që je në arrati, jo unë”.

Në shkrimin e saj, Arbenita rendi një sërë akuzash ndaj tij, duke përmendur abuzimin me substanca, dhunën, tradhtinë, mungesën e përgjegjësisë prindërore dhe manipulimin. Ajo ka treguar se shpeshherë është gjendur e vetme për të mbajtur familjen, duke paguar udhëtime, shpenzime dhe gjithçka tjetër.

Arbenita shton se vajza e tyre ka qenë dëshmitare e sjelljes së dhunshme të reperit, gjë që e ka traumatizuar edhe atë. Ajo thekson se pavarësisht përpjekjeve të saj për ta lejuar Fero-n ta shihte të bijën, ai ka refuzuar kushtet e vizitave të sigurta dhe ka zgjedhur, sipas saj, të krijojë drama në internet për klikime. Në fund të mesazhit të saj, modelja e njohur u drejtohet të gjitha grave që përballen me situata të ngjashme.

“E di që duket një betejë e pamundur për t’u fituar, por ju lutem thyejeni ciklin. Nëse unë e bëra, mund ta bëni edhe ju. Unë jam e çliruar nga një e kaluar e errët dhe nuk do të kthehem më kurrë pas.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion