Përfundon Samiti BE-BP, Rama dhe pjesëmarrësit bëjnë foton familjare

Ashtu si dje, pjesëmarrësit në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë dhe foton familjare, siç e përcakton edhe protokolli.
Të pranishmit, presidentë e kryeministra, por dhe përfaqësues institucionesh me rëndësi, ku nuk mund të mungonte dhe i zoti i shtëpisë, Edi Rama, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre. Samiti po mbahet, ashtu si dje, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Samitit BE-BP/ Koopman porosi Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor: Miratoni ligje cilësore

Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Balkani Perëndimor që po mbahet Në Tiranë se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.
Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.
“Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi.
Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.
Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.
Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës”, tha Koopman.
LIVE/ Samitit BE-BP, komisioneri Varhely: Rajoni duhet të ecë para, të plotësojë reformat

Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely deklaroi se Plani i Rritjes është ambicioz.
Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.
“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE.
BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE.”, tha ai.
LIVE/ “Të lëmë pas çdo konflikt në rajon”, Rama hap samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai foli për rrugë dhe frymë të reja bashkëpunimi mes shteteve të rajonit, ndërsa bëri thirrje për të lënë pas çdo konflikt.
Rama: Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët europian.
Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatëkomplekse për njëri tjetrin.
10 vite me parë udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes. Gjatë 10 viteve procesi i Berlinit na ka treguar se sa më e thjeshtë është të thuash se të bësh
LIVE/ Samitit BE-BP, kryeministri shqiptar i RMV Talat Xhaferi pritet nga Edi Rama

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që prej marrjes së kësaj detyre kjo është hera e parë që vjen në Shqipëri.
Xhaferi është pjesë e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor, ndërsa u prit në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.
Sot Tirana pret një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.
Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore. Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare. BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
LIVE/ Samitit BE-BP, nis pritja e liderëve europian dhe rajonal në Pallatin e Kongreseve

Tirana po mirëpret sot samitin e radhës, atë të BE-Ballkani Perëndimor.
Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 09:30 ka nisur pritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.
E para që mbërriti në tapetin e kuq ishte Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal.
Pas Ukrainës, Tirana mirëpret samitin BE-BP, kush janë liderët që do marrin pjesë

Pas samitit për Ukrainën, Tirana mirëpret sot një tjetër samit, atë Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.
Të pranishëm në samit do të jenë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësues të tjerë të BE dhe Balkanit.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Agjenda 29 shkurt:
09:30 DOORSTEP, MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)
09:45 FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI
10:45 FOTO FAMILJARE
12:00 FIRMOSJA E MARRËVESHJES
12:30 KONFERENCË PËR SHTYP
Lisa e Pjesëmarrësve
1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
13-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
16-Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
17-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA


