Ish-drejtuesi i Policisë fajëson autoritetet për atentatin në Rinas: Kush ua hapi rrugën në trafik autorëve?

Aktualitet

Ish-drejtuesi i Policisë fajëson autoritetet për atentatin

Pas atentatit në Rinas që tronditi Tiranën një ditë më parë, dhe la të vdekur Gilmando Danin e të plagosur mikun e tij, Muçi Shaljani.

Kadri Voga, ish-shef policie dhe banor i fshatit Halil, ku u gjet makina e djegur e autorëve, ka reaguar me tone të forta ndaj institucioneve të rendit.

“Jam banor i këtij fshati dhe përfaqësues i këtij komuniteti. Jemi të keqardhur që mjeti i krimit u gjet në fshatin tonë, nuk duhet të kishte ndodhur”, shprehet ai.

Në një reagim nga fshati i tij, Voga u shpreh se ngjarja është një dështim i shtetit, duke theksuar se vrasja ndodhi në zonën më të sigurt të vendit, aeroportin e Rinasit, ndërkohë që policia nuk bëri asnjë lëvzje edhe pse komisariati është vetëm disa metra larg.

Në fushë-krujë trafiku është gjithmonë i rënduar, si ka mundësi të kalojë makina me xhama të zinj pa asnjë problem? Kush ua hapi rrugën?- shprehet Voga.

Ai fajësoi strukturat e rendit për neglizhencë dhe lidhje me krimin, ndërsa kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme Albana Koçiu, drejtorit të Policisë së Tiranës dhe shefit të komisariatit të Rinasit. Ballkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion