Parlamenti nis zbatimin e vendimeve të Kushtetueses për pagat e gjyqtarëve dhe rregulloren e Kuvendit

Politikë

Parlamenti nis zbatimin e vendimeve të Kushtetueses për pagat e

Parlamenti ka nisur procedurat për zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si edhe me ndryshimet e bëra në rregulloren e Kuvendit.

Këshilli i Legjislacionit u njoh sot me argumentimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me nevojën për ndryshimin e mënyrës së përllogaritjes së pagave të magjistratëve, si dhe për shkeljet e konstatuara në ngritjen e 11 komisioneve parlamentare në shtator përmes ndryshimit të rregullores së Kuvendit.

Gjykata i ka lënë detyrë Parlamentit që të ndërhyjë si në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ashtu edhe në rregulloren e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Legjislacionit caktoi relatorët për të dyja nismat, ndërsa puna për ndryshimet përkatëse pritet të nisë javën e ardhshme.

ME TE LEXUARAT