Paralajmëron konferencë, Basha u përgjigjet atyre që kërkojnë dorëheqjen e tij

Politikë

Paralajmëron konferencë, Basha u përgjigjet atyre që

“Beteja do vazhdojë deri në fitore” kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia blu.

Ky është reagimi i dytë e kreut të PD-së, pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se Partia Demokratike, ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë. Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.

Ndërkohë Basha gjatë deklaratës së tij ditën e sotme, ka reaguar edhe për zërat që i kanë dalë kundër brenda strukturave të PD ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Basha lidhur me këtë ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

“Do kemi një dalje të plotë për mediat me të gjitha. Kur të vijë momenti i duhur.”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion