Paqja mes PS dhe PD në Sarandë, reagon mjeku: Moj Inë, nuk i jepet dora hajdutit

Politikë

Paqja mes PS dhe PD në Sarandë, reagon mjeku: Moj Inë, nuk i

Mëngjesin e sotëm dy kundërshtarët, PD dhe PS, përkatësisht Ina Zhupa dhe Anila Denaj, u përqafuan, pas fitores së Partisë Socialiste në këtë bashki.

Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga mjeku i mirënjohur, Petrit Vargu. Përmes një postimi në Facebook, mjeku kritikon Inën, duke e kujtuar se nuk i jepet dora hajdutit.

“Moj Inë e vogël që edhe ti do që të bësh politikë! Nuk i jepet dora hajdutit, as në vendet më moderne të botës. Na kanë vjedhur aq sa nuk kanë kurajë të bërtasin “Fitore”.

Duhet të kesh parasysh që i kur i hyn politikës, veprimet nuk janë më individuale, por politike. Prandaj mos u tërhiq nga emocionet. Dhuratën ta bëri partia dhe asaj shtrëngoja dorën fort, jo kundërshtarit që të masakroi në mënyrë të paligjshme”, ka shkruarai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion